Plagoset një vajzë shqiptare në Bujanovc

Një vajzë shqiptare me inicialet A.A në moshën 20 vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Luçan.

20 vjeçarja ishte plagosur 15 orë më parë. Por asnjë media serbe deri më tani nuk kishte raportuar për këtë.

Tani ‘Telegraf.rs’ ka raportuar që vajza është me lëndimet serioze dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ende nuk dihet gjendja aktuale e shqiptares.