Pishmanët e haxhit

Ishte shtatori i vitit 2016 kur grupit prej 12 kosovarëve të fundit që kishin mësyrë Sirinë iu bashkëngjitën edhe 5 të rinj nga Lugina e Preshevës, që udhëhiqeshin nga Liridon Qazimi.

Ky i fundit, bashkë edhe me 16 persona tjerë kishin mësyrë nga Prishtina në drejtim të Malit të Zi. Atje ishin bashkuar me një grup prej rreth 40 ekstremistësh nga Bosnja, Maqedonia, dhe Serbia. Prej Malit të Zi, kishin shkuar për Turqi, e më pas në Siri. Misteri i udhëtimeve të ekstremistëve nga Ballkani në drejtim të Sirisë la shumë dilema pas, sidomos për motivin e shkuarjes. Por, edhe për mënyrën e organizimit. Derisa në Luginë askush nuk flet me emra për ekstremistët që shkuan në Siri, prijës fetarë në Luginë të Preshevës thonë se gjithë ata që shkuan në Siri, ishin të manipuluar.

Ragmi Destani, kryeimam i KBI në Bujanoc, ishte shkolluar edhe vet në Siri. Ai thotë se është e çuditshme se si iu bashkuan të rinjtë shqiptarë kësaj lufte, kur nuk ka pasur asnjë motiv fetar e as kombëtar.

“Disa prej tyre janë kthyer, por askush nuk e di as ku janë as ku gjinden. Ne burg nuk janë, atë e dijë sigurt. Unë nuk e dijë, më duket që ka nevojë për një kontroll më të thellë. Të shohim se çfarë arsyesh maten sendet. Nuk hulumtohen këto raste dhe ne institucionin e shtetit nuk depërtohet thellë. Pse heshtin. Pse i mbajnë në statusin e bombave dhe pse ka plot pushtetarë që ata komandantë në Siri e Irak janë truproje të dikujt. Nuk mund të them me emra por e dijë që ka. Këtë e kam thënë haptas. Kjo është katastrofë për bindjet e mija. Të burgosurin e mbajnë, i thonë këtu duhet të jesh afër. Funksionimi i shtetit Juridik është në mangësi të madhe këtu te ne a jemi në prag të asaj të jemi pjesë e BE-së. Si është pajtua BE me u infektua me ne?”, thotë kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi.

Klejda Ngjela nga Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm tregon për viktimat dhe numrin e atyre që po përpiqen t’i kthejnë në Shqipëri.

“Shqipëria është përfshirë në fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë, duke pasur rreth 140 persona që kanë shkuar në zona të konfliktit në Siri dhe Irak. Kemi 47 të vrarë. Kemi aktualisht 45 të kthyer dhe presim një grup prej 70 personash të kthehen në vendin tonë”, ka thënë ajo./rtk