Përkujtohet masakra e Srebrenicës (VIDEO)

Më 11 korrik të vitit 1995, nisi masakra më e madhe në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore, Masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe ekzekutuan 8 mijë qytetarë të Bosnjës, vetëm e vetëm që i takonin një tjetër grupi etnik dhe fetar.​

Disa muaj para përfundimit të luftës së Bosnjës, forcat serbe të Bosnjës nën urdhrat e kriminelit Ratko Mlladiq morën nën kontroll të ashtuquajturën “strehimoren e sigurt” të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, dhe i çuan ata në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpinës.

Pas disa orësh, burrat që ishin vrarë, kufomat ishin hedhur në varreza masive dhe ishin zhdukur dëshmitë. Disa prej të rrëmbyerve ia kishin dalë të mbijetonin, duke pretenduar se ishin të vdekur ose duke u fshehur në kufoma.

Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave.

Por, edhe 23 vjet pas kësaj tragjedie, kjo masakër kujtohet me dhimbje e lot nga të mbijetuarit e këtij tmerri.

Familjarët ende kërkojnë drejtësi për humbjen për familjarët e tyre, e disa prej tyre po vazhdojnë rivarrosjen e viktimave.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm, kriminelin Ratko Mlladiq.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.