Përkujtohet beteja e Jeshkovës, në mesin e tyre edhe vëllai i Halil Kastratit

Nën përkujdesjen e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit organizohet akademi përkujtimore.

Në këtë betejë, ka vdekur edhe Bekim Kastrati, vëllai i humanistit, hoxhë Halil Kastratit.

“11 Mars 1999, Beteja e Jashkovës! Sot 20 vite pa ty vëllai im, Besnik Kastrati. Ideali juaj, krenaria jonë! Dëshmorët do të ringjallën me plagët dhe gjakun e tyre dhe atyre doju thuhet: “Dhe hyni në Xhennet pa dhënë llogari”. O Zot na mundëso bashkimin me ta”, ka shkruar hoxhë Halil Kastrati.

Po ashtu, do të ketë edhe homazhe në nderim të dëshmorëve.