Përfundon testimi i nxënësve për “PISA 2018” (VIDEO)

Ishte paraparë të zgjaste deri më 5 maj, por përfundoi sot në Drenas. Testimi ndërkombëtar PISA shkoi mirë dhe pati përsëritje të testit në asnjë shkollë.

Ministri i Arsimit, po pret rezultate shumë më të mira se në vitin 2015, raporton Tribuna Channel.

“Nuk ka pasur nevojë që të ketë përsëritje fare dhe ka rezultuar që sot të përmbyllet testi PISA që unë pres shumë që ky test të jetë një test shumë më i mirë sesa që ka qenë në të kaluarën. Si dhe, do të na jep shpresë  dhe do të na shton përgjegjësinë që tutje të punojmë edhe më shumë për ndryshimin e cilësisë së arsimit”.

I bindur se ky test do të jetë më i mirë se ai i herës së kaluar po shprehet edhe  nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj.

“Kemi bindjen se ky test do të jetë në një nivel cilësor më të lartë sesa që ka qenë testi paraprak”.

Se gjatë testit ka shkuar gjithçka mirë e konfirmon edhe drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Valdet Istogu. Pati fjalë të mira edhe për Ministrinë e Arsimit,.

“Testi PISA këtë vit në shkollën tonë ka përfunduar shumë me sukses duke e pasur parasysh edhe angazhimin e madh që ka bërë Ministria e Arsimit, koordinatorët e MASHT-it, por edhe koordinatorët komunal he të shkollave”.

Testimit ndërkombëtar PISA i janë nënshtruar 211 shkolla nga e gjithë Kosova dhe kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës./GazetaTribuna/