Përfundon numërimi i votave të diasporës, VV e para, LDK – PDK 35 vota dallim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia më e votuar nga votat e diasporës me 6,850 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 2,138 vota, vetëm 35 më shumë se Partia Demokratike e Kosovës në vendin e tretë me 2,103 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka dalë në vendin e katërt me 891 vota, ndërsa Koalicioni AAK-PSD ka mbledhur vetëm 550 vota.