Përfaqësuesi i NISMA-s në protestën e sotshme mashtrues recidivist – i dënuar me tri vjet burg (Dokument)

Hysni Fejza përfaqësues NISMA-s gjatë ditës së enjte ka folur e akuzuar qeverinë për çmimin e shtrenjtë të energjisë elektrike. Ai madje ka thënë se edhe KEDS po mashtron qytetarët me orët digjitale. Por, Fejza gjatë këtyre fjalimeve ka harruar se vet akuzohet për mashtrime e hajni. Bile këto veprime kriminale ky përfaqësues i NISMA’s i ka kryer hiq me larg se në vitin 2010.

E, për këto veprime atij i është shqiptuar masa e dënimit me burg prej tre vitesh. Krejt këto fakte janë të paraqitur në disa dokumente që ka siguruar Gazeta Express.

Në fakt, Express ka arritur ta sigurojë komplet vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të marrë me 10.02.2015, ku edhe tregohen mashtrimet recidiviste te tij.

Fejza kishte mushtuar kompaninë “Infotech” duke u thirrur si menaxher i Institutit për Progres Demokratik.

“.. lidh kontratë dhe merr mjete, 23 llap-top, 13 printer në vlerë prej 18 mijë e 391 euro dhe te njëjta mjete ua shet persona te tjerë, kurse borxhin nuk ia kthen të dëmtuarit”, thuhet në këtë vendim.

Kurse veprim tjetër e kishte bërë në librarinë “Noli”, duke kërkuar furnizime me materiale hargjuese, si fiskla e gjera te tjera.

Për më shumë rreth mashtrimeve te tij dhe vendimeve të Gjykatës mund ti shini dokumentet e më poshtme.