Pauza e Kadri Veselit, në “fast food” me këshilltarin e tij

I pari i PDK-së dhe kandidati për kryeminister Kadri Veseli duket se nuk po ka kohë në para-fushatë.

 I zënë me aktivitete, Veseli ka zgjedhur një lokal të ushqimit të shpejtë për të ngrënë drekë.

Ai së bashku me këshilltarin e tij Avni Bytyçi kanë postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

“Një drekë e shpejtë se fushata s’pret. E kur bëhet fjalë për fast good, amerikanēt janë pa konkurrencë” ka shkruar Bytyçi.