Partitë i thonë PO projektligjeve për ushtrinë (VIDEO)

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së ka votuar pakon me tre projektligje që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Kjo i bëri bashkë pozitë e opozitë të cilët i mbështetën projektligjet .

Ismet Beqiri deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmoi mbështetjen e partisë së tij për këtë projektligj.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi votën pro.

Rexhep Selimi nga kjo parti tha se do të votojnë pro këtyre projektligjeve.

Ndërsa Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se ky është një hap më tutje në procesin e formimit të ushtrisë.

Por deputetja,  Aida Dërguti nga Partia Socialdemokrate ndryshimin me anë të këtyre projektligjeve, e quajti avancim të vogël

Votën pro e deklaroi edhe Gjashtë Plus duke thënë se nuk kanë arsye të votojnë kundër.

Transformimi i FSK-së në ushtri pritet të diskutohet në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ku do të shkojnë pakot me projektligjet e miratuara nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

VIDEO: