Pandeli Majko braktis politikën, shkak situata në Kumanovë

Deputeti i PS Pandeli Majko ka braktisur çdo aktivitet të mundshëm politik gjatë ditës së sotme pasi siç thotë vetë deputeti, situata në Kumanovë i ka ndërprerë dëshirë për të bërë politikanin.

Majko është i vetmi politikan i cili për shkak të luftës në Kumanovë ka braktisur aktivitetet politike duke u bërë kështu edhe një kundërshembull i të gjithë atyre që sot, që në mëngjes herët madje, u shpërndanë nëpër zonat elektorale. Ata as nuk e kanë përmendur Kumanovën por kanë ecur në vazhdën e batutave dhe “thumbave” ndaj njëri-tjetrit, në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Sot nuk kam ndërmend të zhvilloj aktivitet. Situata në Kumanovë të Maqedonisë ka ndërprerë dëshirën për të bërë politikanin”, shprehet Majko.