Panairi “Expokos” krijon 600 biznese të reja (VIDEO)

Është dita e fundit që kanë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre.

E në këtë panair që për tri ditë rresht morën pjesë mbi 4 mijë biznese, raporton Tribuna Channel.

Suksesi i këtij panairi ishte, krijimi i 600 biznese të reja, të cilat kishin mundësinë edhe ti prezantonin produktet e tyre.

Menaxheri i panairit “Expokos” thotë se interesimi i bizneseve në këtë panair ishte i madh .

Gazmend Avdyli nga kompania “IVT Kosova” tregon për rëndësinë e panairit, i cili thotë se i furnizon të gjitha fushat.

E pjesë në këtë panair ishte edhe një produkt zviceran që konsiderohet si më i rëndësishmi në shtetin zviceran.

Qëllimi kryesor i organizimit  të këtij panairi është gjetja e partnerëve të biznesit dhe klientëve të rinj si nga kompanitë vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, ngase deri më tani “Expokos” është cilësuar si organizimi më i mirë i të bërit biznes./ GazetaTribuna