Palmer: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje reciproke

Edhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, ka folur në ceremoninë për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai për këtë aksion të NATO-së, ka thënë se si intervenim ishte mundësia e fundit për ta gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit për të ndalë shkatërrimet në këtë vend.

“Si intervenim ka qenë mundësia e fundit për ta gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit për të ndalë shkatërrimet në këtë vend. Qëllimi ka qenë i qartë. Në këtë përvjetor solemn kujtojmë shumë ushtarë. Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar se mund të jenë partner i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Palmer.

Ai ndër të tjerash nuk e ka kaluar pa e përmendur edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se duhet të ketë patjetër marrëveshje reciproke.

“Tash nuk jemi të kthehet pas ora sa i përket pavarësisë së Kosovës. Kosova është e pjekur mjaftueshëm tani për të shërbyer në demokraci. Në 20 vjetorin e fundit të luftës, tani ju sfidojë sot që të parashihni një të ardhme më të ndritur. SHBA-të do të jenë në anën tuaj, por ditët sot kanë kaluar kur SHBA dhe BE do të futen nën krahun tuaj dhe të marrin vendime dhe mos tua lënë këtë gjë qytetarëve dhe liderëve të Kosovës”, ka thënë ai.