Pakënaqësi për rritjen e pagave për 4% (Video)

4 %  u është rritur paga shërbyesve civil, 20 % është rritur ndihma sociale, ndërsa 65 mije euro u janë ndarë qendrave për trajtimin e viktimave te dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë.

Krejt këto vendime janë miratuar me vota unanime  nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt.

Ministri i financave, Bedri Hamza  tha  se ngitja bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

Haradinaj po ashtu tha se në kuadër të kësaj rritje nuk përfshihet kabineti qeveritar.

Por me  këtë rritje prej katër përqind nuk janë pajtuar kategoritë e mjekëve dhe arsimtarëve,  me arsyetimin se duhet të jetë një rritje konform pagave të kabinetit qeveritar.

Krye sindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari duke shprehur pakënaqësi  ka paralajmëruar edhe grevë.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: