Pacolli thumbon Qeverinë: Vendoseni flamurin e Kosovës në tërë territorin, jo veç në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar për çështjen e flamurit te një nga rrethrrotullimet në kryeqytet, pasi është kërkuar zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë të shtetit të Kosovës.

Përmes një publikimi në Facebook, Pacolli ka thënë që komuna e Prishtinës nuk ka marrë njoftim për zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror.

Ai ka thënë që pret nga qeveria që të tregojë përkushtim të njëjtë edhe në pjesë të tjera të territorit të vendit, ashtu siç po tregon sonte te Rrethi në hyrje të Prishtinës.

Kujtojmë që vendimin për ta zëvendësuar flamurin në Prishtinë e ka marrë Kryeministri Haradinaj, dhe sot e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë.

Më poshtë statusi i plotë.