Pacolli thotë se shtëpia e tij në Hajvali dikur do të jetë në dispozicion të shtetit të Kosovës

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se shtëpia që e posedon në Hajvali një ditë do të jetë në dispozicion të shtetit të Kosovës.

 

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur në një intervistë e cila është transmetuar mbrëmë.

“Unë jam duke ndërtu hapësira tjera fëmijëve të mi, këtu në afërsi dhe në një të ardhme kjo shtëpi do të jetë në dispozicion të shtetit të Kosovës,” ka thënë Pacolli në intervistën e dhënë.