Pacolli pyetet se kur do ndodhë liberalizimi i vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë duke punuar sa i përket liberalizimit të vizave.

Pacolli ka thënë se janë është e tepruar nga miqtë perëndimor të Kosovës që kërkojnë çdo gjë të jetë perfekte në Kosovë.

“Jemi duke punuar. Puna më e mirë është që ta dëshmojmë me vepra tona. E di që nuk është ari çdo gjë që shkëlqen. Ne gjatë rrugëtimit tonë nuk kemi qenë përfekt, dhe ndoshta është e tepruar nga miqtë tanë perëndimor që çdo gjë të jetë perfekte në vendin tonë. As në vendet e tyre nuk është çdo gjë përfekte. Tani në fokus është Kosova, dhe kjo është faktura që po e paguajmë. Shembull, nëse flitet për migrimin, flasin për shqiptarët, dhe nëse flitet për Kosovën mendohet se shqiptarët kanë ardhur nga Ksoova. Por jo, ata kanë migruar nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Shqipëria, dhe një pjesë nga Kosova”, ka thënë ai.

I pyetur për ndonjë datë se kur do të ndodhë liberalizimi, ai ka thënë se nuk dëshiron të premtoj dhe të jap data.

“Kemi pasur një vizitë të suksesshme në Gjermani dhe në Francë. Kemi bsieduar në mënyrë dinjitoze, dhe jemi duke punuar që edhe ato gjëra që kanë mbet pa u kjartësu të kjartësohen. Mos më shtini të iu premtoj asgjë. Me vullnet do të iu thoja nesër, por jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, ka theksuar ai.