Pacolli i reagon Haradinajt, ia permend një çantë të gruas, pushimet në Saint Moritz dhe këndimin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që ka thënë se vota për qeverinë Hoti është votë për Kosovën.

Pacolli tha se kjo qeveri do të kontrabandohet sot. Sipas saj kjo është mundësi që Haradinaj të e rikthej kontrollin mbi disa asete shtetëore.

Haradinajt në Zvicër dhe me pasionin e tij për të kënduar.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ramushi paska thënë disa fjalë për qeverinë që do të kontrabandohet sot.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”.
Por ka menduar kështu:

“Është shansa jonë e fundit për ta rikthyer pushtetin e kontrollin që humbëm mbi asetet shtetërore, të shfrytzojmë sa të mundemi se kjo do të jetë hera e fundit, sa ma llugë ma pak merret vesh se sa para vjedhim.

Kujt po i intereson për paranë publike, shëndetësinë a arsimin, më rëndësi me pare të shtetit me shku në Saint Moritz.

Si dhe nuk tutemi. Se këta të Vetëvendosjes kenë tu na marrë në qafë. Vettingu, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme e luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar nuk na konvenon. Nuk na konvenon se këta na e marrin krejt pasurinë që e kena vjedhë deri më sot. E qysh jetojna pa luksin që jena msu. Qysh ja blej Anitës çantat me asi firma që kushtojnë 2-3 mijë euro.

Vota për qeverinë e re është votë që na mos me shku në burg. Punë e madhe nëse ia falim Serbisë Mitrovicën e Ujmanin. Qysh ia falëm Malit të Zi Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin s’bahet nami me ia falë pak tokë edhe Serbisë. Na kritikojnë unë dal para kamerave i preki pak sytë me qepë dukem sikur po qaj, e tek pastaj mund ta këndoj këngën “ka po shkon mojjjj Zanë…?.”