Osmani e bindur se Thaçi nuk do të bëhet President

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të votoj për Hashim Thaçin në krye të Presidencës së Kosovës.

“E kam thënë dhe vota ime është publike. Ditën që zoti Thaci të kandidojë për president në Kuvend nuk do të ketë kourum për zgjedhjen e tij. Opozita ka thënë se nuk do të merr pjese si dhe shumë deputet të LDK-së”, ka deklaruar ajo gjatë emisionit “Argument Plus” në RTV21.

Sipas saj, Kosovës nuk i bën nder që Thaçi të jetë president. “Ka figura të tjera më të mira”, ka thënë Osmani.