Optimizmi i madh i VV-së, publikojnë një sondazh që këtë parti e vë të parën me 52%

Nga Vetëvendosje po janë shumë optimistë sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të reja, dhe rezultatit që do të merrte kjo parti.

Tashmë zyrtarë të shumtë të këtij subjekti kanë publikuar një sondazh që sipas tyre është bërë nga “UBO Consulting” e që VV-në e radhit të parën me 52%.

Ndonëse nuk dihet as mostra e marrë dhe as periudha kur është bërë ky sondazh, në VV janë shprehur të bindur, me optimizëm të madh se do të dalin fitues me mbi 50% e do ta krijojnë qeverinë vet.

Ky është postimi i deputetit Mefail Bajqinovci:

Ky është sondazhi i fundit i realizuar nga kompania UBO CONSULTING:

VV – 52.8%
LDK – 17.2%
PDK – 12.4%
AAK – 6.6%

NISMA – 1.5%.