Olluri e akuzon për “luks” Konjufcën

Sonte po debatohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Debate të ashpra janë zhvilluar mes Glauk Konjufcës dhe Parim Ollurit për vendin ku është mbajtur takimi i sotshëm mes Albin Kurtit me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.

Parim Olluri ka thënë se është shembull i keq që Vetëvendosje u takua me LDK-në në një hotel luksoz në kohën kur sipas tij partia e Albin Kurtit ka akuzuar të tjerët për shpenzime dhe luks.

Glauk Konjufca ka reaguar duke thënë se derisa Kuvendi dhe qeveria ende nuk janë formuar nuk kanë pasur zgjidhje tjetër për këtë takim.

Olluri ka thënë se takimi mund të ishte mbajtur në ndonjërën nga zyrat e subjekteve politike.

Konjufca ka thënë se derisa nuk ka rezultat zyrtar të zgjedhjeve shkuarja në ndonjërën zyre të partive mund të kishte shkaktuar keqkuptime.

Nënkryetari i Vetëvendosjes madje ka thënë se të gjitha shpenzimet që kanë bërë në atë takim Albin Kurtit, Besnik Bislimi, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë vetëm 4 euro, pasi sipas tij “në atë vend kafet kushtojnë një euro”.