O’Connell: Mjaft shpenzuam kohë dhe para për t’iu ndihmuar, luftojeni korrupsionin

Luftojeni krimin e organizuar, po shpenzojmë kohë e para për t’iu ndihmuar. Kështu bëri thirrje Ambasadori Britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell, në një takim mes drejtorëve të Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën Britanike.

Ai tha se dëshirojnë që përpjekjet që bëhen të jenë të suksesshme.

“Ne dëshirojmë që përpjekjet tuaja të jenë të suksesshëm dhe po shpenzojmë kohë dhe para që t’iu ndihmojmë të kryeni punën tuaj më mirë. Sfidat me të cilat përballeni ju na godasin edhe ne dhe jemi të vetëdijshëm që mënyra më e mirë për t’i anashkaluar është duke ndihmuar”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se për çdo sukses të arritur nga shërbimet tuaja ne gëzohemi në Londër sepse çdo sukses kundër krimit të organizuar është sukses edhe i përpjekjeve tona të përbashkëta”.

“Vazhdoni me këto përpjekje për të përmirësuar shërbimet doganore, duke luftuar krimin e organizuar. E dimë që është vështirë, por jemi këtu për t’iu ndihmuar”, tha tutje Ambasadori O’Connell.