O’Connell: Disa vende kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Diplomacia serbe vazhdimisht pjesë të lobimit e ka zvogëlimin e njohjeve për Kosovën, së fundi Serbia ka pohuar se janë 10 shtete që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këto deklarime vazhdimisht janë demantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, mirëpo ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka thënë se fatkeqësisht disa tërheqje kanë ndodhur.

Ai gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në rrjetin social Facebook ka pohuar këtë gjë.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur në njërën nga shumë pyetjet për të, përcjell KosovaPress.