Nuk përmbahet Eqrem Kryeziu, ironizon keq me Lutfi Hazirin: Thërret tyxhari nga Gjilani, “Defatorja do bakshish!”

Njëri nga ish nënkryetarët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në LDK.

Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me nënkryetarin aktual të LDK-së, Lutfi Haziri.

Madje, Kryeziu e ka quajtur edhe tyxhar Hazirin, ndonëse nuk ia ka përmend emrin.

Reagimi i plotë:

Epigram tetërrokshash me dominancë trokaike

Shtrirë barkas te divani,
Pranë tepsisë përplot mish,
Thërret tyxhari nga Gjilani:
“Defatorja do bakshish!”