Nuk ndalet presidenti çek: Unë nuk i thashë NATO-s ta bombardojnë Serbinë për shkak të Kosovës

Presidenti çek Milosh Zeman, nuk po ndalet me deklaratat e tij, pas kërkesës për tërheqjen e njohjes së shtetit të tij ndaj Kosovës, ai tani po thotë se nuk ka dhënë urdhër që avionët bombardues të NATO’s të dërgohen në Serbi për shkak të Kosovës

Zeman ka hedhur poshtë akuzat se si kryeministër i qeverisë çeke, i dërgoi avionët e NATO’s për të bombarduar në  Serbi për shkak të Kosovës.

Ai ka thënë se vendi i tij kishte rënë dakord për të bombarduar Jugosllavinë, me kusht që ato të bomba të kishin vetëm objektiva ushtarake.

“Para së gjithash, unë nuk iu kam dërguar bombardues atyre”, u përgjigj Zeman në një pyetje nga një shikues nëse gjatë vizitës së tij në Beograd javën e kaluar, ai u kërkoi falje serbëve për siç u tha “dërgimin e bombarduesve për t’i vrarë civilë, shkatërruar infrastrukturën dhe spitalet”, tha Zeman për TV Blesk.

“Ata u dërguan nga komanda e NATO-s por, në të vërtetë, ajo kishte nevojë për pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare. Ne atëherë ishim një anëtar i ri i NATO-s për rreth tre javë. Dhe duke qenë se askush nuk na bashkoi, ne ishim të fundit, po e përsëris të fundit, që kishim kohë që kishim hezituar të jepnim atë votë”, tha Zeman.