Nuk ka hajgare: Bali Muharremaj detyron kompaninë të asfaltojë rrugën nga fillimi

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është ndarë i pakënaqur me alfastimin që po bëhet në rrugën ‘Qeshmja e Cufës’ në Samadrexhë.

Madje kjo lloj pune, ka detyruar të parin e Suharekës, të dalë në teren së bashku me përfaqësues të kompanisë “Etniku”, e cila ka qenë e kontraktuar për rregullimin e kësaj rruge.

“Unë së bashku me përfaqësuesit e firmës “Etniku” nga Samadrexha, kemi dalë në teren dhe kemi parë nga afër këto punime, që nuk janë as për së afërmi me kërkesat tona, që kjo rrugë të asfaltohet në mënyrë më të mirë. Unë si kryetar komune, u kam kërkuar që të rregullohet kjo rrugë nga fillimi, e më pastaj nuk do të bëhet pranimi i punimeve nga ana e Komunës, në të kundërtën nuk do t’u lëshojmë paratë”, ka thënë Muharremaj.

Kjo nuk është hera e parë që Muharremaj përkujdeset për qytetarët e Suharekës.