Një i vdekur, 25 të arrestuar dhe 953 tiketa trafiku për 24 orë

Një aksident me fatalitet dhe tetë të tjera me lëndime kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjithashtu ndodhën edhe 41 aksidente pa të lënduar.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Orllat.

Një i dyshuar NN me automjetin e tij kamionetë ka goditur një këmbësor mashkull shqiptar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima nga lëndimet e renda ka ndërruar jetë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërsa sipas Policisë, në po këtë 24 orësh, janë shqiptuar 953 tiketa trafiku, 25 persona janë arrestuar dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.