Një femër u gjet pa shenja jetë në Pejë, arrestohet një person që nuk i ofroi ndihmë

Sot me date 24.08.2019 rreth orës 12:50  Policia thotë se është informuar, se në rrugën “Remzi  Hasani” në Pejë,  një femër, e identifikuar si Sh. S. 1975 nga Gjakova, është gjetur e shtrirë në rrugë.

Policia thotë se, njësitet policore së bashku  me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktimën e kanë dërgua në spital. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia”, thotë policia.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Rasti i vdekjes është duke u trajtuar  në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës’.