Një ari mbyt dy viça në një fshat të Kosovës

Fundjavën që lamë pas, ariu ka bërë dëme në fshatin Kapre të Dragashit. Shkodran Kryeziu ka qenë pronari i bagëtive ku ariu ka sulmuar kopenë e tij.

Sipas tij, edhe qentë po struken nga frika e arushës.

Ai ankohet se nuk kanë armë dhe asnjë masë mbrojtëse dhe që sipas tij, shpejt ariu mund të iu hajë bagëtitë para syve.