Nisma në Kuvend, VV-së e LDK-së i imponohet koalicioni me një parti të tretë

PZAP ka marrë vendim për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia. 

Me vendimin në fjalë, nga Nisma Socialdemokrate po thonë se koalicioni i tyre me AKR-në dhe PD-në do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, shkruan lajmi.net.

E nëse kjo ndodhë, atëherë priten ndryshime në renditjen e numrit të deputetëve të partive, emrave, e ndryshime tjera.

Lajmi.net ua sjellë më poshtë ndryshimet që priten nëse NISMA-AKR-PD hynë në Kuvend.

1 . Vetëvendosjes i hiqen tre deputetë, dhe në këtë formë numri i deputetëve të kësaj partie bije në 29.

2. LDK-së i hiqet një deputet, e në total kjo parti do të ketë 28 ulëse.

3.PDK-së i hiqet një deputet, e kjo parti mbetet me 24 ulëse.

4. AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 ulëse.

6. Deputetë nga Nisma-AKR-PD pritet të jenë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.

7. VV-së e LDK-së i imponohet koalicioni me një parti të tretë për shkak se të dyja bashkë kanë gjithësej 57 ulëse në Kuvend, nga 61 vota sa duhet për t’u krijuar Qeveria.

8. Ndryshon për pak përqindja e partive, Nisma sipas kryetarit të saj, Fatmir Limaj merr 5.012 të votave.