Ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve, BQK fton konferencë

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.

Në lidhje me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi.

Sot është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në Facebook “Merakli të kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për nesër nga “Speedomaniaks”.

Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar mediat një konferencë për media, ku temë e saj do të jetë pikërisht ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve.