Ngjarjet kryesore të ditës

Më poshtë i gjeni ngjarjet e ditës së sotme;

09:30Mbahet konferenca kushtuar projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

09:30Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja, e struktura të tjera, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, bëjnë homazhe në nderim të viktimave të kësaj masakre. (Kompleksi Përkujtimor, Reçak)

10:00Mbahet takim publik ndërmjet qytetarëve dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës)

10:00Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 203 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjilanit. (Shkolla “Selami Hallaqi”, Gjilan)

10:20Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak)

11:00Mbahet Akademi Përkujtimore për masakrën e Reçakut. Merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi. (“Shtëpia e Kulturës”, Shtime)

11:00Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e raportit vjetor të punës për vitin 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë)

13:30Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut bën nderime në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Reçak)

15:00Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 57 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Mamushës. (Shkolla Fillore “Anadolu” në Mamushë).