Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon Konferencën ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik – rruga zhvillimore”. (Hotel “Swiss Diamond”, 08:30)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizojnë tryezën “Prokurimi – sinonim i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Punëtorët teknik të UP-së, QMF-ve dhe të disa shkollave, ndalin punën e tyre si protestë për shkak të pagave të ulëta. (Nga ora 10:00)

Zv.zhefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, vizitojnë Gjykatën Themelore të Prishtinës. (Gjykata Themelore, ora 10:15)

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it. (Kampi “Film City”, 10:25)

Bëhet hapja zyrtare e “Innovation Hub Gjakova”. (Çarshia e Madhe në Gjakovë, ora 11:00)

KB “Sigal Prishtina” mban konferencë para ndeshjes kundër Medi Bayreuth. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 12:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Në kuadër të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF-it mban aktivitet me fëmijët. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel dekoron Blerta Zeqirin me urdhrin “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë”. (Rezidenca e Francës, ora 18:30).