Nga oferta e re e Vetëvendosjes përfiton më së shumti Lista Serbe?

Reduktimi në 12 ministri nga Lëvizja Vetëvendosje ishte bërë pikërisht për ta reduktuar pushtetin ministror të politikanëve jolojal të Listës Serbe.

Si kompromis të ri, Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar LDK-së shtimin e numrit të ministrive nga 12 në 14. Por, nga kjo ofertë e re e Lëvizjes Vetëvendosje përfiton më së shumti Lista Serbe. Nëse Qeveria e Kosovës ka mbi 12 ministri, atëherë 2 prej tyre i takojnë Listës Serbe.

Reduktimi në 12 ministri nga Lëvizja Vetëvendosje ishte bërë pikërisht për ta reduktuar pushtetin ministror të politikanëve jolojal të Listës Serbe.

Në përpilimin e këtij propozimi, Vetëvendosje ka deklaruar se beson që është bërë edhe një kompromis shumë i madh, ngaqë me rritjen e numrin të ministrive ky subjekt politik nuk përfiton asgjë.