Nenad Rashiq: Më shumë po merremi kush është më serb sesa me problemet

Mungesa përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës për shkak të polarizimit në “serbë e Gjuriqit dhe në serbët e Vulinit” nuk i ndihmojnë zgjidhjes së problemeve të serbëve në Kosovë, thotë Nenad Rashiq.
“Si shumë po merremi me ‘kush është më serb’ dhe si pak po merremi problemet praktike”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike Progresive në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq në Beograd, raporton B92.

Ai ka thënë se deri më tash problemet e serioze nuk janë shqyrtuar seriozisht, ndër të cilët sipas tij, transmeton Koha.net, serbët në Kosovë janë identifikuar si kërcënim e interesave kombëtare shqiptare, për ç’shkak, sipas tij qëndrimi i tyre në Kosovë po bëhet ‘më i brishtë’.