Nëna e dy fëmijëve që jeton me 100 euro në muaj, tregon se si ja vodhën drutë hajdutët

A.K 33 vjeçare, nënë e dy fëmijëve nga komuna e Vitisë e cila jeton vetëm me një social, dikush ia ka vjedhur drutë që kishte siguruar për ngrohje.

Ajo ka treguar  se ka qenë te prindërit e saj, derisa dikush në garazh ia ka marrë drutë.

“Te mërkurën kur u ktheva nga prindërit, desha të hy në garazhe të marr dru, e pashë që dera ishte hap dhe drutë nuk ishin. Kam qajt gjithë ditën, s’kam dit çfarë të bëj, kam dal me mbledhë shishe te plastikës, ta ngroh pak banesën që mos të më ftohen fëmijët”.

Ajo jeton me vetëm 100 euro social, derisa është detyruar të shtri duart dhe te kërkojë lëmoshë qe dikush ta ndihmoje për dru. Ndërsa e njëjta paguan qira 130 euro, por qe babai i saj e ndihmon duke ia dhënë pensionin e tij qe te mund ta kryej këtë obligim, ndërsa dy fëmijët i ka ne shkolle