Nëna e dëshmorit ka një porosi për Haradinajn dhe Ahmetin (VIDEO)

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, familjarët e tyre po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet varrezave nga institucionet.

Hyra Dini, nëna e dëshmorit, Rrahman Dini, gjatë homazheve të kryeministrit dhe kryetarit të Prishtinës, i ka kritikuar këta të fundit, duke iu thënë se premtimet e tyre kanë mbetur vetëm në letër.

Hyra Dini: Vetë keni premtuar se i rregulloni

(Video) 00:18’ “Jetën këta e kanë dhënë për qita, e jo me met në baltë….”Jo jo, duhet me rregulluar… besoj që rregullohet…

“Inshalla se jam smu tu i dhanë votën atij edhe ju hiç nuk po gërzhiti…

“Jo jo gërrzitet… duhet pak me urgjencë me u krye projekti…

“E kemi në ministri projektin…

“Amanet këta ki me e rregulluar, se vet ke premtuar që e ndreqi… ose po e rregullojmë vet … marre disa me i rregulluar disa jo… inshalla i ndreqni, inshalla nuk harroni, e mos rrokni 100 tjera telashe, rregulloni një herë këto”, tha ajo.

Nëna e dëshmorit ka një porosi për Haradinajn dhe Ahmetin

Nëna e dëshmorit, Rrahman Dini, gjatë homazheve të kryeministrit dhe kryetarit të Prishtinës, i ka kritikuar këta të fundit, duke iu thënë se premtimet e tyre kanë mbetur vetëm në letër.

Publiée par Gazeta Politike sur Jeudi 18 avril 2019