Nën kërcënimin e armëve plaçkitet një barnatore në Prishtinë

Një barnatore në Prishtinë është plaçkitur dje.

Një punonjëse ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njofton PK.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”.