Në Pejë do të protestohet kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi

Të enjten banorët që kanë prona afër kufirit me Malin e Zi do të protestojnë në Pejë kundër demarkacionit mes Kosovës dhe këtij shteti fqinj.
Sipas banorëve të kësaj pjese nuk do të lejohet që asnjë pëllëmbë e tokës të tyre ta marrë Mali I Zi, transmeton RTK.

Banorët e këtyre tokave kanë kërkuar nga komisioni shtetëror që mos ta nënshkruajnë demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.