Në minutat e fundit kur po pritet shkarkimi, Kurti i përgjigjet Thaçit për vendimin mbi orën policore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se i është përgjigjur presidentit Thaçi në kërkesën e tij për pezullimin e masës së kufizimit të lëvizjeve të qytetarëve, vendim që sipas presidentit ka qenë shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Kurti me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se zyra e tij në letrën e kthyer presidentit, i kanë shpjeguar qëndrimet e tyre për vendimin në fjalë, shkruan lajmi.net.

“Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë. Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se presidenti dhe zyra e tij nuk e kanë plotësuar asnjërin nga këto kushte, andaj ai si kryeministër ka kërkuar nga Kushtetuesja që ta refuzojë kërkesën lidhur me masat e parakohshme.

Sidoqoftë, pas pak minutash pritet të nis seanca për shkarkimin e Kurtit dhe qeverisë së tij.

Postimi i plotë: