“Në LDK nuk ka përçarje, por mendime të ndryshme” (Video)

Deklartatat e fundit të zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit për qëndrime të ndryshme për shkëmbimin e territoreve , i kanë komentuar në LDK.

Ata kanë mohuar zërat se në këtë parti ka përçarje. Asamblisti i LDK-së,  Agim Gashi tha se çështjet individuale nuk mund të reflektohen në nivel partiak.

Këtë deklaratë ai e bëri derisa po fliste për gjendjen jo të mirë në arsim.

Gashi, ka thënë se në prag të fillimit të vitit shkollor 2018/2019 nga përfaqësuesit e komunës së Prishtinës kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por megjithatë përgatitjet sipas tij  janë process kompleks.
Ai ka shtuar se Prishtinës i mungojnë shtatë shkolla fillore dhe një e mesme dhe në disa shkolla nuk ka  infrastrukturë  për aktivitete sportive.

Ai vuri në pah se 30 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë punën si ushtrues detyre, për çka Gashi tha se kjo është në mënyrë të jashtëligjshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: