Në Bruksel po vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel sot pritet të vazhdojë dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ministrja e dialogut, Edita Tahiri, i ka thënë më herët RTK-së se në takimin e 11 majit në Bruksel, do të bisedohet për çështjet e energjisë në kuadër të dialogut teknik.

Ndryshe, për këtë çështje po bisedohet që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.