Ndryshohet kohëzgjatja e qëndrimit në karantinë, kaq ditë do të qëndrojnë tani qytetarët që vijnë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka ndryshuar vendimin e karantinimit nga 14 ditë në shtatë ditë, për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë.

E ky ndryshim erdhi si pasojë e rënies së rasteve me koronavirsu në Kosovës, dhe se testi për koronavirus tashmë qytetarëve do t’i bëhet në ditën e shtatë dhe pastaj do të lirohen.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësi për media nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Është rekomandim i IKSHP-së që personave të vendosur në karantinë t’u bëhet testimi në ditën e shtatë pas arritjes dhe kjo për faktin se IKSHPK ka konstatuarnormalizim të rasteve me COVID-19 dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike”, ka thënë Hoti.

Por, në raste se personi rezulton negativ ose pozitivi pa shenja klinike në testin për koronavirus, detyrohet të vazhdoj karantinimin në shtëpi për 14 ditë.

Kurse, nëse rezulton COVID-19 pozitiv me shenja klinike bartet në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në rast se personi pas ditës së shtatë rezulton COVID-19 Negativ dhe Pozitivi por pa shenja klinike apo komplikime vazhdon vetizolimin në shtëpi për 14 ditë, ndërsa nëse rezulton pozitiv me shenja klinike dërgohen në Klinikën Infektive për mjekim”, ka thënë më tej Hoti.

Qendra e Studentëve në Prishtinë është shndërruar në karantinë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kosova ka disa ditë që po pëson rënie të rasteve pozitive me koronavirus, deri më tani ka 861 persona të infektuar prej tyre 561 të shëruar dhe 27 të vdekur.

Nga e hëna ka filluar lehtësimi i masave kufizuese dhe qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin dy herë në ditë nga një ore e gjysmë, ndërsa filloi edhe hapja e disa veprimtarive ekonomike.