Ndërpritet biseda, pasi kërkoi dorëheqjen e Gruevskit (VIDEO)

Biseda e drejtpërdrejtë në televizionin Kanal 5 me Presidentin e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, u ndërpre në fjalinë ku i intervistuari ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe “ministres së shqetësuar” Jankullovska, shkruan shenja.mk.

“Thjesht i porosis ata që në këtë moment të japin dorëheqje dhe le të lejojnë që njerëzit të cilët janë më të aftë të udhëheqin vendin,” tha Dimitrievski gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga Kumanova, por në këtë moment edhe u ndërpre biseda duke u kthyer transmetimi në studio.

Më poshtë, mund ta ndiqni videon në gjuhën maqedonase.