Mustafa mbledh LDK-në, diskutohet për emrat e udhëheqjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e ngushtë të partisë.

Takimi ka nisur në ora 13:00 në Selinë Qendrore të Partisë.

Mësohet se në këtë takim është duke u diskutuar për emrat e personave që pritet të zgjedhën në udhëheqësin e ngushtë.

Ndërsa, është bërë e ditur se të mërkurën, më datë 7 gusht 2019, në orën 16:30, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Gjatë mbledhjes diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Takimi i KP mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.