Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka përkujtuar viktimat e pafajshme të vrara nga forcat serbe.

Mustafa ka thënë se masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjën e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore mbi popullin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre.

Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot.

Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!