Musliu në Klinë të Skenderajt: PDK e vetmja parti që guxon t’i çojë proceset përpara

Kandidatja për deputete nga radhët të PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar sot Klinën e Epërme dhe të Ulët të Skenderajt, shkruan Periskopi.

 

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku ka thënë se atje ka takuar shumë persona e klinasit e dinë se PDK është e vetmja parti që do t’i çojë proceset përpara.

“Klina e Ulët dhe ajo e Epërme e Skënderajt janë dy vende ku sot takuam shumë entuziastë për fitoren e PDK-së më 6 tetor. Mirënjohëse që klinasit gjithmonë janë në mbështetjen tonë. Ata e dinë se PDK është e vetmja parti që ka guxim t’i çojë proceset përpara🇽🇰”, shkruan Musliu. /Periskopi