Murtezaj: ATK e pakompromisë në luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor është pritur në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm, me theks të veçantë intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Drejtori Murtezaj ka thënë se shumë aktivitete të ATK-së janë gati të pamundura pa asistimin e Policisë së Kosovës, andaj në mënyrë që të vazhdohet edhe më fuqishëm në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative mbështetja e policisë është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, drejtori Qalaj ka ofruar përkrahje të plotë për ATK-në, për të qenë të pakompromisë në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive që ndërlidhen me ekonomin joformale.

Sipas një komunikate të ATK-së, është e përkushtuar të parandalojë dhe ta luftojë shmangien tatimore, si dhe çdo vepër tjetër penale që lidhet me tatimet.