Muaji i Ramazanit, kurs edukativ (Video)

Duke e quajtur kurs edukativ, muajin e agjërimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ,  ka uruar   të gjithë besimtarët për fillimin e këtij muaji.

 

Myftiu Tërnava tutje ka thënë se agjërimi  është mjet për të arritur te qëllimi.

Tërnava ka thënë se agjërimi synon krijimin e një klime të dashurisë, respektit dhe gëzimit, ku i varfëri dhe i pasuri takohen dhe nuk e harrojnë njëri-tjetrin.

Ramazani fillon nesër, më 16 maj, dhe përfundon më 14 qershor.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: