MSH për masat ndaj COVID-19: Lusim publikun që informacionet t’i marrë nga burimi zyrtar

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka thënë se lidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër COVID-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin për media.

Përmes këtij njoftimi janë lutur qytetarët që të informohen përmes burimeve zyrtare.

“Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marr nga burimi zyrtar”, thuhet tutje nga MSH.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti më herët ka deklaruar se vazhdimi i trendit të rasteve të reja do të mund të ndikojë në kthimin e masave të izolimit.