MPJ-ja emëron ambasadorët e rinj në Turqi, Britani të Madhe, Arabi Saudite, Itali, Austri e Kanada

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë vendim për të emëruar ambasadorë të karrierës që do ta përfaqësojnë Kosovën jashtë.

Për herë të parë që nga krijimi i Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, më shumë se 60% e ambasadorëve të Kosovës janë ambasadorë të karrierës, më shumë sesa kërkon ligji. Ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme kërkon të paktën 50% të jenë ambasadorë karrierë dhe jo më shumë se 50% të emërohet politikisht.

Në këtë kohë, Qeveria u kritikua nga vendet perëndimore për emërime politike.

 Pacolli ka caktuar në kryeqytetet kryesore ambasadorët e karrierës, hera e parë kur vendet si Londra, Roma apo Ankaraja janë me rëndësi politike.

Ambasadorët e emëruar të karrierës janë: Ilir Dugolli ambasador në Turqi, Frymëzim Isufaj në Britani të Madhe, Lulzim Mjeku në Arabi Saudite, Lendita Haxhitasimi në Itali, Lulzim Pllana në Austri, Adriatik Kryeziu në Kanada.

Disa muaj më parë ministri Pacolli kishte propozuar emërimin e ambasadorëve të tjerë të karrierës në ambasadat e Kosovës jashtë vendit, Ylber Kryeziu u emërua ambasador në Portugali, Muhamet Brajshori ambasador në Tajlandë dhe Guner Ureya ambasador në Bangladesh.

Pacolli, gjithashtu, ka ndërmarrë masa për të ulur numrin e ambasadorëve të emëruar politik me qëllim forcimin e shërbimit të jashtëm me ambasadorë të karrierës që janë pjesë e sistemit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të aftë për të trajtuar sfidat që ka Kosova në sferën ndërkombëtare.